Vizita e Orbanit në Moskë, Borrell: Bie ndesh me qëndrimet e BE-së

“Vizita në Moskë bie ekskluzivisht në marrëdhëniet dypalëshe midis Hungarisë dhe Rusisë.  Kështu, kryeministri Orban nuk po përfaqëson BE-në”, ka shkruar Borrell në X

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, ka thënë se vizita e kryeministrit të Hungarisë, Vikor Orban, në Moskë, bie ndesh me rregullat e Bashkimit Evropian.

Kjo pasi, sipas Borrellit, qëndrimet e BE-së për luftën ruse kundër Ukrainës përjashtojnë kontaktet zyrtare midis BE-së dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

“Vizita në Moskë bie ekskluzivisht në marrëdhëniet dypalëshe midis Hungarisë dhe Rusisë.  Kështu, kryeministri Orban nuk po përfaqëson BE-në”, ka shkruar Borrell në X.

Ndryshe, Orban mbërriti në Moskë një javë pasi Budapesti e mori udhëheqjen gjashtëmujore të presidencës së BE-së dhe tri ditë pasi Orbani ia paraqiti Kievit një propozim për armëpushim.

Orbani dhe ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, mbërritën në Rusi të premten në mesditë, ku Orbani pritet të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Zëdhënësi i Orbanit e shpërndau një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet Orbani në tepihun e kuq në Moskë. “Misioni i paqes vazhdon. Ndalesa e dytë: Moska”, shkroi ai.

Szijjarto e postoi një fotografi të veten duke zbritur nga avionin i Forcës Ajrore hungareze dhe shkroi: “Mbërritëm në Moskë. Një hap tjetër për paqe!”

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika