Lekaj: Nuk jam tifoz i Spanjës, por kanë treguar një lojë konstante të fuqishme

Pal Lekaj, "Euro Dueli"

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i ftuar në emisionin “Euro Dueli” në RTV Dukagjini, ka thënë që ndonëse Shqipëria nuk u kualifikua tutje, duhet ndier mirë që kanë qenë pjesëmarrës.

“Sa i përket kampionatit Evropian, mendoj që ajo që na bën ne të ndihemi mirë është Shqipëria që ka qenë pjesëmarrëse e këtij kampionati pa marrë parasysh që nuk është kualifiku më tutje,” ka thënë Lekaj.

Ai thotë se futbollistët e Shqipërisë kanë treguar që janë profesionist dhe kanë përfaqësuar denjësisht shtetin e tyre, teksa shton se “ne nuk bënë që të mos jemi krenarë me ta.”

Ndonëse nuk e përkrah kombëtaren e Spanjës, Lekaj thotë se Spanja ka treguar një lojë të fuqishme dhe profesionaliste.

“Ajo që mund të them në përgjithësi, mendoj që nuk ka pas ndonjë risi që ia vlen të theksohet, sepse jemi mësuar që në çdo kampionat të jetë lojëtarë yje, por mendoj që ky ka qenë i zbehur sepse shumica e lojërave kanë shkuar me penalti që mendoj që reparti i sulmit ka qenë joefikas dhe asnjë reprezentacion nuk ka treguar mënyrë konstante atë që duhet përpos Spanjës, edhe pse nuk jam tifoz i Spanjës mund të them që ka treguar një lojë konstante të fuqishme dhe ka qenë ekipi që ka treguar në fushë edhe profesionalizëm dhe lojtarët janë munduar ta luajnë atë lojën që luan Spanja dhe ekipet e Spanjës,” tha Lekaj.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika