Vendos Gjykata e Lartë në Shqipëri: Ish-ushtari i UÇK-së nuk ekstradohet në Hagë

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, në Hagë

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Gjykata e Lartë e Shqipërisë ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e Prokurorisë për ekstradimin e ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Dritan Goxhaj, në Hagë. Vendimi vjen pas lirimit të tij nga Gjykata e Apelit, e cila më herët kishte vendosur në favor të lirimit të Goxhajt.

Dritan Goxhaj u arrestua në Tiranë me kërkesë të Gjykatës Speciale në Hagë, nën dyshimet se ai kishte publikuar emrat e disa dëshmitarëve të përfshirë në procese për krime lufte. Megjithatë, hetimet nuk arritën të konfirmojnë këto akuza.

Goxhaj, i cili iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit, kishte autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika