PDK: Qeveria ia humbi Kosovës 21 milionë euro, të barabarta me 42 mijë paga mesatare në Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Kurti për të paguar 21 milionë euro kompanisë “Contour Global” pas humbjes së arbitrazhit.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar ashpër pas vendimit të Qeverisë Kurti për të ndarë 21 milionë euro kompanisë “Contour Global”, si rezultat i procesit të arbitrazhit lidhur me dështimin e ndërtimit të termocentralit.

Në një konferencë për media, Bernard Nikaj, anëtar i kryesisë së PDK-së, shprehu shqetësimin për menaxhimin e dobët të projektit dhe dështimin e qeverisë në krijimin e një vizioni të qartë dhe të qëndrueshëm për furnizimin me energji të qytetarëve të Kosovës.

“Dje, Qeveria e Republikës së Kosovës vendosi që të paguajë 21 milionë euro, si pasojë e humbjes së procesit të Arbitrazhit ndaj Kompanisë Contour Global. 21 milionë euro janë të barabarta me 42 mijë paga mesatare në Kosovë”, ka thënë Nikaj.

Nikaj rikujtoi se Qeveria nuk ka përfunduar projektet e nisura dhe nuk ka nisur ndonjë projekt të ri në sektorin e energjisë.

“Përveç projektit të Termocentralit të Ri, qeveria e udhëhequr nga VV ka anuluar edhe projektin e gazit natyror, një projekt i cili ishte nisur dhe përkrahur nga MCC, EBRD dhe Komisioni Evropian. Rezultat i këtyre dështimeve janë çmimet e larta të energjisë që qytetarët përjetojnë çdo ditë dhe një pasiguri e madhe e furnizimit, sidomos gjatë muajve të dimrit” ka shtuar ai.

Blerand Stavileci, anëtar tjetër i kryesisë së PDK-së, deklaroi se dështimi i këtij projekti ka shkaktuar dëme të mëdha në buxhetin dhe ekonominë e vendit.

“Gjendja në të cilën jemi, veçanërisht rritja e tarifave dy herë brenda dy viteve, edhe pse asnjë megavat nuk iu shtua sistemit, tregon se dështimi i qëllimshëm i këtij projekti nga kjo qeveri do të ketë pasoja të gjata. Asnjë nga projektet aktuale nuk zgjidh ngarkesën e furnizimit bazë dhe siguria e furnizimit do të mbetet sfidë e vazhdueshme, duke na bërë thellësisht të varur nga importi”, ka thënë Stavileci.

Stavileci theksoi nevojën për një vizion të qartë që siguron qëndrueshmëri energjetike me çmime të përballueshme.

“Të gjitha vonesat, mospuna dhe paaftësia e kësaj qeverie do të faturohen në kurrizin e qytetarëve, në dëm të së ardhmes së tyre. Ekonomia dhe qytetarët e Kosovës kanë nevojë për energji dhe ekonomi të qëndrueshme për të pasur një standard të mirë jetese. Fatkeqësisht, kjo nuk mund të pritet nga qeveria e udhëhequr nga VV”, ka përfunduar Stavileci.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika