Osmani takon Pelosin dhe Baerbock

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në margjinat e Samitit të NATO-s ka takuar ish-udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi duke thënë se ajo është një mike e vërtetë e popullit të Kosovës.

E para e vendit ka thënë se është gjithmonë përmbajtësore të diskutohen vlerat që lidhin Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Po ashtu Osmani ka takuar edhe Ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Osmani ka thënë se Gjermania është një përkrahëse e patundur e apsiratave euroatlantike të Kosovës.

“Gjermania ka qenë një përkrahëse e patundur e të ardhmes së patundur dhe të pakthyeshme euroatlantike të Kosovës. I shpreha mirënjohjen time ministres së Jashtme gjermane për mbështetjen e saj të palëkundur”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka theksuar se samiti në NATO ka dhënë një mundësi të shkëlqyer për të diskutuar bashkëpunimin e mëtejshëm midis vendeve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika