Molliqaj: Specialja s’e ka qëllim drejtësinë, por baltosjen e luftës çlirimtare

Dardan Molliqaj, PSD.

Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është dënuar të martën me 18 vjet burgim për krime lufte nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale.

Ai është shpallur fajtor për ndalim arbitrar dhe torturë kundër së paku 18 personave dhe në pikën e vrasjes së paligjshme kundër një personi, më ose rreth datës 5 qershor 1999, në fabrikën e metalit në Kukës të Shqipërisë.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, reagoi duke thënë se “Tashmë po bëhet e qartë: Gjykata Speciale qëllim nuk e ka drejtësinë, por baltosjen e luftes çlirimtare dhe etiketimin e UÇK-së si ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

“Pjetër Shala sot u denua me 18 vjet burg dhe bashkë me denimin e Salih Mustafës, tashmë UÇK nën akuzën e ndërmarrjes së përbashkët kriminale i bartë 4 dekada burg. Baltosja ndryshe s’është dhe heshtja jonë është miratim!”, tha ai.

Sipas tij, “Kjo Gjykatë po përndjek të kaluarën tonë, jo individë. Gjykatë Speciale me padrejtësi edhe më speciale!”.

“As Cali dhe as Pjetri nuk janë rastësi që u dënuan. Me dënimin e tyre padrejtësia speciale i hap rrugën dënimit të krerërve të UÇK-së për të goditur përfundimisht luftën çlirimtare dhe për të ngritur narracionin dhe të vërtetën e re se liria jonë themelet i ka në krim e jo në të drejtën tonë për të qenë të lirë”, u shpreh Molliqaj.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika