Klinaku: Ndërmarrje e përbashkët kriminale janë Jack Smith dhe shqiptarët që morën para nga Serbia e Rusia

Faton Klinaku

Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL-UÇK-së, ka thënë se UÇK-ja nuk mund të quhet ndërmarrje e përbashkët kriminale, por të tillë, sipas tij, janë ish- kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale, Jack Smith dhe disa shqiptarë që sipas tij kanë marrë miliona nga Serbia e Rusia për të dëshmuar kundër UÇK-së.

“Ndërmarrje e përbashkët kriminale është prokurori Jack Smith me shqiptarët që kanë marrë miliona. Nuk është UÇK, por janë këta që kanë marrë para nga Rusia e Serbia për me shpifë e me akuzu njerëz pa fakte”, tha Klinaku në “Debat Plus”.

Tutje, Klinaku ripërsëriti se Gjykata Speciale nuk është formuar që të ketë drejtësi, por vetëm t’i dënojë ish-krerët e UÇK-së.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika