Operimi i hidrocentraleve të Deçanit dërgohet në Kushtetuese

Organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Pishtarët dhe disa qytetarë të Deçanit kanë dërguar në Kushtetuese kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së një aktgjykimi të Gjykatës Supreme të datës 5 mars 2024.

Çështja e operimit të hidrocentraleve në rrjedhën e lumëbardhit në Komunën e Deçanit, ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Organizatat Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Pishtarët dhe disa qytetarë të Deçanit kanë dërguar në Kushtetuese kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së një aktgjykimi të Gjykatës Supreme të datës 5 mars 2024.

Nëpërmjet këtij aktgjykimi ishin vlerësuar si të ligjshme procedurat dhe vendimet për dhënien e lejeve ujore dhe mjedisore për Hidrocentralet “Belaja”, “Deçani” dhe “Lumëbardhi 2”.

Këto organizata dhe një grup i qytetarëve nga Deçani vlerësojnë se Aktgjykimi i Supremes, është në kundërshtim me disa nene të Kushtetutës së Kosovës.

Përfaqësuesit e këtyre organizatave vlerësojnë se në vendimet e mëparshme, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme e Kosovës, kanë bërë interpretime të gabuara të Ligjit për ujërat, si dhe pretendojnë se janë shpërfillur dëmet mjedisore.

Dëmet mjedisore të shkaktuara nga ndërtimi i këtyre hidrocentraleve në rrjedhën e Lumëbardhit ishin konstatuar edhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës (MMPH).

Operimi i këtyre hidrocentraleve ishte pezulluar në disa raste – herë më vendim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e herëve tjera me vendim të gjykatave.

Në vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, u tha se kjo gjykatë nuk ka kompetencë të veprojë kundrejt mosveprimit të MMPH-së për t’i ndaluar dëmet mjedisore.

Në vitin 2021, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kishte publikuar një koncept për rehabilitim e dëmeve mjedisore të shkaktuara në grykën e Deçanit.

Por, mënyra se si ishte paraparë të bëhej rehabilitimi ishte kundërshtuar nga aktivistë mjedisorë dhe nga një prej organizatave më të mëdha në Evropë që lufton për mbrojtjen e lumenjve nga shkatërrimi, “Riverwatch”.

Në rrjedhën Lumëbardhit në këtë qytet janë katër hidrocentrale në pronësi të kompanisë austriake, Kelkos.

Që nga fillimi i ndërtimit të hidrocentraleve, në vitin 2014, aktivistët dhe banorët lokalë kanë ngritur zërin për dëmet që i janë shkaktuar lumit dhe zonës përreth.

Ata thonë se Kelkos-i, gjatë punimeve, ka dëmtuar shtratin e lumit dhe pjesët atraktive për turizëm.

Kelkos, po ashtu, u akuzua se shfrytëzon sasi më të madhe të ujit për prodhim të energjisë elektrike, sesa sasia që e ka të lejuar, duke e lënë lumin pa ujë në pjesën më të madhe të vitit./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika