Identifikohet i dyshuari që hodhi eksploviz afër Ujmanit, Policia bastis shtëpinë e tij

Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarin për hedhjen e eksplozivit pranë Liqenit të Ujmanit. Aktualisht, sipas burimeve të Dukagjinit, Policia e Kosovës është duke zhvilluar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit

Foto Dorentina Thaçi, TV Dukagjini.

Policia e Kosovës pas hetimeve intensive ka arritur të identifikojë personin e dyshuar për hedhjen e eksplozivit ndaj veturave të qytetarëve shqiptarë në Liqenin e Ujmanit

Sipas burimeve të Dukagjinit brenda institucioneve të sigurisë, Policia aktualisht është duke bastisur shtëpinë e të dyshuarit në veri të vendit.

Si pasojë e këtij sulmi me eksploziv u dëmtuan të paktën dy vetura, njëra me targa vendore e tjetra me targa amerikane.

Pronarët e veturave për Dukagjinin thanë se ishin duke u larë në liqe kur kanë dëgjuar krismën e kanë parë tymin e zi.

Ata thanë se kanë ardhur edhe herëve të kaluara në Ujman por nuk kanë pasur asnjë problem, teksa treguan se Policia i ka larguar të gjithë pushuesit që ishin aty.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas shpërthimit duke thënë se në këtë sulm kriminal do të përfshihen edhe institucionet e sigurisë.

Në një postim në Facebook, Kurti ka theksuar se Serbia dhe qarqet e caktuara mike me të, nuk iu leverdis normaliteti i krijuar në veri të vendit.

Ai ka thënë se humbja e ndikimit në këtë zonë ka shkaktuar nervozizëm dhe agresivitet nga ana e Serbisë dhe grupeve kriminale, të cilat kanë humbur mundësitë për përfitime të mëdha që kishin pas çlirimit të Kosovës.

Kurti pas shpërthimit afër Ujmanit: Serbisë nuk i levërdis normaliteti i krijuar në veri

Sulm me granatë në Ujman, dëmtohen disa vetura, reagon kryeministri kurti

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika