Ish-kryeinspektori i AKI-së i thotë deputetit Rexhaj: Shihemi në Gjykatë

Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i AKI-së, e ka ftuar deputetin Arbër Rexhaj për t’u përballur me njëri-tjetrin në Gjykatë

Burim Ramadani, ish-kryeinspektor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka kërkuar që deputeti i Vetëvendosjes (VV), Arbër Rexhaj, të përballet me të në Gjykatë.

Në postimin e tij, Ramadani ka kritikuar ashpër Rexhajn dhe ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, duke i akuzuar për paaftësi.

“Deputeti Arbër Rexhaj merr vesh në siguri e në konceptet e Luftës Hibride bash sa pula n’telefon! Kam përshtypjen se idiotë të dobishëm po lulëzojnë anekënd,” ka shkruar Ramadani, duke ironizuar për njohuritë e Rexhajt mbi çështjet e sigurisë.

“Ani shihja formulimet: ‘Prej kur ishte shkarkuar nga AKI-a po duket shumë dorëshlirë me ‘informacionet nga burime të tij’… të na tregoj, kur ishin në koalicion me Radojçiqin, a i ka ngucë ndokush andej kah Ujmani? Me gjasë jo, sepse kanë shku me leje,” ka thënë tutje Ramadani, duke cituar fjalët e Rexhajt.

Në një ton edhe më të ashpër, Ramadani ka shtuar, “Ngriteni nivelin kur doni me fol me mu! Me Xhelala e Arbëra veç po koriteni! Këta nuk dinë bre! P.S Arbër shihemi në Gjykatë, sepse me mua s’mundesh kështu!”

Ramadani i bindur se Sveçla “iku nga rafalet e armës afër barkës” në Ujman

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika