Burri raporton se u sulmua nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Pejë ka raportuar se në mëngjesin e të shtunës është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij. Sipas Policisë një rast thuajse i ngjajshëm ka ndodhur edhe në Graçanicë, ku një burrë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga gruaja dhe djali i tij

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Pejë ka raportuar se në mëngjesin e të shtunës është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se burri ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Pejë / 27.07.2024 – 05:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe dy djemtë e tij. I njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Tre personat e dyshuar janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Poashtu një rast i ngjajshëm ka ndodhur edhe në Graçanicë, ku një burrë dje ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja dhe djali i tij.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Ndërsa palët e dyshuara, pas intervistimit në konsultim me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ankuesi m/kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja f/kosovare dhe djali i tij m/kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa palët e dyshuara pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në raport”, thuhet në raportin ditor.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika