Sylejmani për antetatin ndaj ish-presidentit Rugova: Ngjarje traumatike e Kosovës së pasluftës

Koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, e ka kujtuar atentatin e 15 marsit ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova si një ngjarje e “rëndësishme” dhe “traumatike” e vendit tonë, menjëherë pas luftës së fundit.

Sylejmani ka thënë se atentati ndaj ish-presidentit Rugova ka qenë një ngjarje që ka shqetësuar opinionin publik, por edhe ka çrregulluar edhe shumë veprime ndaj rrugëtimit të Kosovës për shtetformim dhe pavarësimin e vendit.

Sylejmani tek “Mendja Kriminale” deklaroi se atë kohë ka qenë drejtor i Departamentit të Hetimeve të Shërbimeve Policore [Policisë së Kosovës].

“Atentati ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova ka ndodhur më 15 mars 2005. Një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe traumatike në historinë e Kosovës pas luftës. Rugova njihej për angazhimet e tij për zgjidhjet e presionit të konfliktit të Kosovës me Serbinë. Kjo ngjarje ka shqetësuar edhe opinionin, i ka çrregulluar edhe shumë veprime të asaj kohe që ka qenë rrugëtimi drejt kompletimit të shtetformimit dhe drejt shkuarjes së pavarësimit  të vendit”, vijoi ai.

Sylejmani ka theksuar se takimi i Solanës dhe Rugovës duhet të analizohet në disa kënde, së pari duhet të shikohet kontekstin politik të kohës dhe pastaj elemente si “krimin e organizuar, motivet politike, elementet ekstremiste”.

Ish-nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina, për atentatin ndaj Rugovës deklaroi se ka qenë i mirëorganizuar dhe me një parapërgatitje, por që fatmirësisht nuk ka pësuar as eksorta e as presidenti, vetëm dëme materiale.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika