Abdixhiku: LDK-ja vazhdon të mbetet e vetme në bojkotin ndaj RTK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media më 24 maj 2023.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka treguar për vendimin e partisë që drejton për ta bojkotuar RTK-në prej më shumë se një viti, për shkak që, siç thotë kreu i LDK-së, ishte kuptuar që RTK “ishte kapur nga pushteti”.

Abdixhiku ka pasur kritika për partitë e tjera, duke thënë se nuk kanë vepruar njëjtë dhe thotë se disa mungesën e LDK-së në RTK e kishin parë si “mundësi për marrjen e hapësirës televizive”.

“Sot, pra më 1 gusht, mbushen 1 vit e gjysmë qëkur LDK vendosi të bojkotojë në tërësi televizionin publik RTK. Asnjë intervistë, asnjë bashkëpunim, asnjë deklarim – deri në shkarkimin e militantëve partiakë të vënë në krye të mediumit publik. Një vit e gjysmë më parë ne kishim kuptuar kapjen e plotë të politikave redaktoriale të RTK-së nga pushteti popullist. Kishim kuptuar dhe ndikimet direkte të ‘Grupit të PolitByrosë nga Tirana’ dhe gjithë rreziqet propaganduese që buronin nga një konstrukt i tillë. Fatkeqësisht, në atë kohë dhe që nga ajo kohë, ne mbetëm të vetëm. Bojkoti ynë, përkundër konsideratës për gazetarët me integritet që i gjeje brenda RTK-së aty këtu, mbeti veçse një paralajmërim. Madje, nga shumë akterë politikë u pa si një mundësi e mirë e marrjes së hapësirës së lënë nga ne”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Kryetari i LDK-së tutje thotë se tashmë që po shihet hapur që “RTK është kapur dhe që politikat redaktoriale po caktohen nga parapushteti” duke shtuar se paralajmërimi dhe vendimi i LDK-së për bojkot marrin kuptim.

“Disa madje dhe e harruan. Siç tha një komentator gjumi këto ditë, pse nuk reagoi LDK për sulmet e RTK-së?! Ndërsa, ne në bojkot! Tani që u pa hapur se kapja, orkestrimi i propagandës e politikat redaktoriale përcaktohen nga pushteti e parapushteti, paralajmërimi dhe bojkoti ynë marrin edhe më shumë kuptim”, ka vijuar ai.

Sipas Abdixhikut, LDK-ja mbetet partia e vetme në bojkotin ndaj RTK-së, teksa ka ftuar edhe akterët e tjerë publikë që të rreshtohen pas vendimit për bojkot.

Postimi i plotë:

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika