“Filo-rus e filo-serbë”, përplasje virtuale ndërmjet Pacollit dhe këshilltarit të presidentes

Ish-presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli

Ish presidenti i Kosovës dhe njëherit presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar në lidhje me incidentin e presidentes, Vjosa Osmani, në aeroportin e Shkupit i cili mes tjerash ka thënë se nuk ekziston imunitet që mund të arsyetojë shmangien e kontrollit. Për këtë deklarim të Pacollit ka reaguar një këshilltarë i presidentes Osmani i cili ka thënë se Pacolli është një “Biznesmen i ndikuar nga mjedisi rusofil”.

Pacolli edhe sot [ e diel] përmes një postimi në “Facebook” ka potencuar se ai ka qenë disa herë në shënjestër të ofendimeve nga bashkëpunëtorët e presidentes Osmani por që nëse vazhdojnë ato, ai do të publikojë çdo ditë nga një shkrime.

“Shkrime këto që publiku të e kuptojë se kush është filo-serbë e filo-rus”, theksoi Pacolli.

Tutje, ai ka shkruar se “njerëzit mosmirënjohës dhe arrogantë shpesh janë rezultat i nivelit të ulët të edukatës”.

“Individët që rriten dhe formohen në mjedise ku mungon edukimi për vlerat e respektit dhe mirënjohjes ndaj të tjerëve, shpesh vijnë nga ambiente ku këto cilësi janë promovuar pak ose aspak.

Në një shoqëri ku inkurajohet apo promovohet individualizëm ekstrem dhe theksohet egoja e personave, pa marrë parasysh se kush janë, aty krijohet një atmosferë ku njerëzit zhvillojnë qëndrime arrogante me mungesë ndjeshmërie e respekti ndaj të tjerëve”, shton kreu i AKR-së.

“Grabitqarët” sipas Pacollit veprojnë jo vetëm duke i injoruar por duke i sulmuar.

Këta “grabitqarë” shpesh veprojnë jo vetëm duke injoruar të tjerët, por edhe duke i sulmuar ata. Ky fenomen vjen nga fakti se këta individë nuk kanë as ndjenjën e mirënjohjes dhe as edukatën për të kthyer të mirën ose të qëndrojnë neutralë. Përkundrazi, arroganca e tepruar dhe primitivizmi i tyre i çon ata të përdorin “mjete” negative për të shuar plotësisht çdo formë mirësie nga ai person “vijoi ai.

‘’Rusofili në aksion’’- Zotëria i parë pishmanli e fshin postimin kundër Pacollit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur me një situatë të sikletshme ditën e enjte në Aeroportin e Shkupit, ku sipas Presidencës, një pjesëtar i sigurimit tentoi t’i merrte telefonin personal për ta vendosur në skanerë.

Presidenca e Kosovës ka bërë disa sqarime rreth situatës së krijuar në aeroport, duke rikujtuar se kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje dhe imunitete diplomatike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika