Maqedonci: Për herë të parë, Kosova akrediton atashe të mbrojtjes në Slloveni, Kanada, Zvicër e Holandë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se për herë të parë Kosova ka akredituar atashe të mbrojtjes jorezident në Slloveni, Kanada, Zvicër dhe Holandë, duke zgjeruar rrjetin e diplomacisë ushtarake

Ejup Maqedonci, minister i Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar për akreditimin e parë të atasheve të mbrojtjes jorezident të Kosovës në disa shtete partnere.

Siç ka thënë Maqedonci, gjatë këtij viti, për herë të parë atashe të mbrojtjes janë akredituar në Slloveni, Kanada, Konfederatë të Zvicrës dhe Holandë.

“Vetëm gjatë një viti janë akredituar për herë të parë atashe të mbrojtjes jorezident në këto shtete: Slloveni, Kanada, Konfederatë të Zvicrës dhe Holandë. Përfaqësuesit tanë ushtarakë tanimë janë të pranishëm edhe në disa shtete të tjera me të cilat kemi bashkëpunim të shkëlqyer bilateral si në ShBA, Mbretëri të Bashkuar, Gjermani, Turqi, Kroaci e Shqipëri, ndërsa në proces është akreditimi i atasheve në Itali, Japoni e Republikë Çeke,” ka njoftuar Maqedonci në një postim në Facebook.

Ai ka theksuar rëndësinë e këtij hapi për rritjen e kapacitetit diplomatik dhe operacional të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe për forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe partneriteteve strategjike.

“Zgjerojmë përfaqësimin dhe partneritetin për të ruajtur paqen, marrëdhëniet ndërkombëtare që ne zotohemi të mbrojmë: një rend të lirë dhe të hapur të bazuar në rregulla”, ka shkruar tutje ai.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika