Canaj: Shkaku i dështimeve në çdo dikaster, Kurti përdor veriun për zgjedhje

Ish-diplomati Blerim Canaj ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit për përdorimin e situatës në veriun e Kosovës për përfitime elektorale

Ish-diplomati Blerim Canaj ka kritikuar qeverinë të udhëhequr nga Albin Kurti për përdorimin e situatës në veriun e vendit për përfitime elektorale.

Në “FIVE” të Dukagjinit, Canaj kritikoi veprimet e qeverisë në veri dhe vuri në dukje se këto veprime po bëhen për t’i mbuluar dështimet në fusha të tjera. Sipas Canajt, ura e Ibrit është bërë një simbol politik që qeveria po e përdor për të ngjallur ndjenja nacionaliste në një vit zgjedhor.

“Ura është një farë simboli politik, të cilën që kam frikë që Qeveria dëshiron ta shfrytëzojë për shkak të dështimeve në çdo dikaster që e ka udhëhequr dhe në çdo fushë, tash me veriun pretendon të prek një farë sentimenti nacional meqenëse jemi në një vit zgjedhor, atëherë do t’i duhet kjo në zgjedhjet e ardhshme, sidomos Kurtit”, ka thënp Canaj.

E, ndërkombëtarët i nisën kritika drejtuar Qeverisë për veprimet përfshijnë hapjen e urës së Ibrit dhe mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë në veri, zona të banuara kryesisht nga serbët.

Canaj paralajmëroi se prishja e marrëdhënieve me ndërkombëtarët nuk është në interesin kombëtar të Kosovës dhe se veprimet e njëanshme të qeverisë mund të kenë pasoja negative për vendin.

“A është interes kombëtar i Kosovës prishja me ndërkombëtarët? Ku na çon kjo neve, në qoftë se ne e marrim kokë më vete, ku na çon kjo?” pyeti Canaj, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit me partnerët ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika