Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e 57-vjeçarit në Zllakuqan të Lipjanit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke caktuar masën e paraburgimimt në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit S.K., për vrasjen e 57-vjeçarit në Zllakuqan të Lipjanit.

“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i  pandehuri S.K gjendet në liri, i njëjti mund të ik dhe të arratiset, kjo për faktin se për veprën penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dënimi i paraparë përfshinë dënim me burgim afat gjatë, po ashtu ekziston edhe rreziku i ndikimit në dëshmitarë për ndryshimin e provave, si dhe përsëritja e veprave penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë e sigurisë, për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale”, thuhet në njoftim.

S.K., dyshohet se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Një muaj paraburgim i është caktuar edhe një të mituri.

I mituri dyshohet se kishte plagosur 15-vjeçarin më 7 gusht në Zllakuqan.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për një të mitur, të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Vrasje e rëndë në tentativë dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose poseedim të pa autorizuar të armëve”, thuhet tutje në njoftim.

Ndryshe, më 7 gusht, një 57-vjeçar është vrarë në Zllakuqan të Lipjanit dhe një tjetër është plagosur. Lidhur me rastin u arrestuan dy të dyshuar.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika