Alarm në Alpe: Akullnajat mund të zhduken deri në vitin 2050

Akullnajat e Alpeve po shkrihen me ritme shqetësuese dhe një pjesë e madhe e tyre mund të zhduket brenda disa dekadash, paralajmëron organizata italiane për mjedisin ‘’Legambiente’’.

Sipas të dhënave të saj, që nga viti 2000 sipërfaqja e akullnajave alpine është zvogëluar me rreth ‘’39 për qind’’. Ekspertët paralajmërojnë se deri në vitin 2050 mund të zhduken akullnajat që ndodhen nën lartësinë 3.500 metra.

Situata është veçanërisht shqetësuese në akullnajën ‘’Forni’’, pranë Bormios në Lombardi. Glaciologu Claudio Smiraglia, i cili e ka monitoruar atë për dekada, thotë se këtë verë ka parë një fenomen të paprecedentë: akullnaja është copëtuar në disa pjesë.

Shkrirja po ndryshon edhe terrenin malor. Zona që dikur mbuloheshin nga akulli tani përshkohen nga ujërat, ndërsa çarjet e reja po i bëjnë disa itinerare alpine gjithnjë e më të rrezikshme.

Të dhënat e ‘’World Glacier Monitoring Service’’ tregojnë se nga viti 2000 janë humbur mesatarisht rreth ‘’273 miliardë tonë akull në vit’’ në nivel global, ndërsa humbjet vjetore kanë arritur nivele edhe më të larta vitet e fundit.

Ekspertët e lidhin përshpejtimin e fenomenit me temperaturat ekstreme. Gjatë verës, kufiri i ngrirjes në Alpe është ngritur shpesh në 4.000–5.000 metra, duke shkrirë edhe shtresën e borës që normalisht mbron akullnajat nga rrezatimi i drejtpërdrejtë i diellit.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika