Osmani: Ngritja e statusit të Kosovës në Frankofoni, triumf për vlerat frankofone

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Eric Pope nga Organizatës Ndërkombëtare e Frankofonisë. Ajo ka theksuar rolin e rinisë dhe avancimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Eric Pope, përfaqësuesi i Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF) për Evropën Qendrore dhe Lindore, është pritur në takim nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një njoftim nga Presidenca thuhet se Osmani ka riafirmuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave frankofone, duke nënvizuar angazhimin e vendit për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive themelore, forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit.

Ajo ka theksuar se rinia kosovare është një potencial i madh për rajonin dhe më gjerë për shkak të talentit të saj në ndërmarrësi dhe inovacion.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim përfaqësuesin e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF) për Evropën Qëndrore dhe Lindore, Eric Pope, i cili viziton Kosovën pas aplikimit të Republikës sonë në këtë organizatë.

Presidentja Osmani ka riafirmuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave frankofone, duke theksuar rëndësinë e ngritjes së statusit të Kosovës në ONF nga statusi i vëzhguesit në anëtar me të drejta të plota.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është shembull i mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe lirive themelore të të gjithë qytetarëve pa dallim, forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.

“Rinia është potenciali më i madh i Kosovës dhe me talentin e dëshmuar në ndërmarrësi dhe inovacion, është shembull për rajon e më gjerë”, citohet të ketë thënë Osmani.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika