Sllovenia kërkon që Bosnjës e Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE

Në Forumin e Prespës për Dialog, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka njoftuar se të enjten ka dërguar një letër formale në Këshillin e Evropës, në të cilën ka kërkuar anëtarësimin e Bosnje Hercegovinës në BE

Borut Pahor, presidenti i Sllovenisë

Në Forumin e Prespës për Dialog, Sllovenia ka kërkuar anëtarësimin e Bosnjës dhe Hercegovinës në BE.

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka njoftuar se të enjten ka dërguar një letër formale në Këshillin e Evropës, në të cilën ka kërkuar anëtarësimin e Bosnje Hercegovinës në BE.

‘’Sot me të vërtetë dërgova një letër formale të Këshilli i Evropës. Kërkojmë ta ftojmë Këshillin se kur diskutohet për Ukrainën dhe Gjeorgjjnë të zgjerohet edhe Bosnja’’, ka thënë Pahor.

Ai shtoi se ka propozuar që Bosnjës dhe Hercegovinës t’i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim pa vonesë dhe pa kushtëzim, pasi që në Bruksel nuk ka vullnet të bëhet diçka me Bosnjën.

‘’Në letrën time propozova ti jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE, pa asnjë vonesë dhe pa asnjë kushtëzim. Problemi me Bosnje e Hercegovinën është që me vite kjo ndodhë pa asnjë rezultat. Në planin vendor nuk ka asnjë reformë, në Bruksel nuk ka vullnet të bëhet diçka me Bosnjën’’, ka thënë presidenti i Sllovenisë.

Pahori theksoi se nuk është problemi i vetëm veq Bosnja, por edhe Maqedonia Veriore dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Ai gjithashtu thotë se do të donte që liderët të flisnin edhe për Bosnjën e Hercegovinën.

Ndërsa, presidenti shton se me këtë do të jepet mesazh për çdo vend në rajon se diçka po bëhet në Bruksel.

Forumi i Prespës: Përkrahja e vendeve fqinje për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika