Histori spiunazhi, si u zbuluan agjentët e BIA-s në Kosovë?

 

Thonë se kur lindi njerëzimi, bashkë me të lindi edhe SPIUNAZHI.

Pra, bashkë me prostitucionin, spiunazhi konsiderohet “zanati” nëse mund t’i themi kështu më i vjetër në botë.

Mbase është në natyrën njerëzore, që përmes edhe formave jokonvencionale të fitohen avantazhe të ndryshme, qoftë shtetërore, shoqërore apo biznesore.

Temën që do ta shtjellojmë sot, është e gjerë dhe e gjatë! Sigurisht edhe shumë e rëndësishme. Veçanërisht për shtetin, e kush më mirë se Kosova e ka përjetuar këtë gjë, kohëve të fundit.

Por, për të shtjelluar në detaje dëmet që kjo veprimtari bën, po dua t’ua tregoj një histori.

Para fillimit të Luftës së Parë Botërore, një ndër perandoritë më të fuqishme ishte ajo Austro – Hungareze. Një tradhëti e një ushtaraku të tyre, bërë në favor të Rusisë, thuajse çojë në shkatërrimin e një perandore historike.

Bëhet fjalë për Alfred Redl, kolonel i rrekur që fliste shumë gjuhë. Një agjet rus e zbuloi se Kolonel Redl, njeri i besueshëm madje edhe i perandorit, ishte homoseksual. Fakt ky që ndëshkohej në atë kohë. Që nga ai moment koloneli Redl, punoi në favor të Rusisë, duke dhënë dokumente, kode, harata e gjithcka që ju duhej.

Kur u zbulua ai ishte në prag të vetëvrasjes, por u kap para këtij akti. Pas një gjyqi të shkurtër, ai rrëfeu të bëmat e tij, ndërsa kolegët ia lejuan vetëvrasjen. Një nga ta ia dha revolverin e tij, dhe koloneli Redl e shkrepi, vdiq në vend. Por pas tij e si pasojë e tij, vdiq edhe perandoria Austro – Hungareze.

Ti kthehemi tash dertit tonë! Por, edhe këtu po e nis me një histori personale.

Në përvjetorin e masakrës në burgun e Dubravës një i burgosur politikë po më tregonte se si në një të premte para luftës e kishin porositur që të paraqitej në stacionin policor, për bisedë informative kinse. Për dajak se për çka tjetër, nejse po e lëmë për bisedë informative.

Tu ra prej katunit me autobus bashkë me një kusheri po e bën planin se çka ka me u përgjigj që me i shpëtu dajakut.

Kur mbërrinë në stacion, në derë po e pret një udbash shqiptar vendas. Hala pa e qelë gojën me fol ky ilegali, udbashi i përgjigjet me ironi: Qyre ti zotni, dajaku ka me të prit ashtu-kështu, po veç kallxom a i ke ra pishman për fjalët që i ke folë në autobus a jo!?

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika