Hovenier: Serbia i ka bërë kërkesë zyrtare Kosovës për ndihmë juridike për Radojçiqin

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka ripërsëritur kërkesën e ShBA-së për përgjegjësi të plotë ndaj të përfshirëve në sulmin terrorist në Banjskë, duke përfshirë Millan Radoiçiqin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, ka ripërsëritur kërkesën e ShBA-së që të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë, përfshirë Millan Radoiçjqin, të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Hovenier ka përmendur se autoritetet serbe kanë parashtruar një kërkesë zyrtare për ndihmë juridike reciproke për të siguruar provat e nevojshme për ndjekjen penale të Radojçiqit.

Ai gjithashtu bëri thirrje që Qeveria e Kosovës të bashkëpunojë me këtë kërkesë të Serbisë, për të siguruar që drejtësia të vihet në vend

“Sa e di unë dhe zyrtarët serbë kanë folur për këtë, ata kanë parashtruar kërkesë zyrtare përmes kanaleve zyrtare për ndihmë juridike reciproke, që t’ju sigurohen provat që iu duhen për ta ndjekur penalisht z. Radoiçiq, të cilat i kanë autoritetet kosovare. Sërish, në baza politike, do të shpresoja që Qeveria e Kosovës t’i përgjigjet kësaj kërkese, sepse dëshironi që të siguroni që të ketë ndjekje penale dhe që z. Radoiçiq, si dhe të tjerët që ishin të përfshirë, të japin përgjegjësi për veprën e tyre kriminale”, ka thënë Hovenier.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika