Mushkolaj: Veteranët e vërtetë të trajtohen me dinjitet

Analisti Imer Mushkolaj, ka folur për protestën e sotme të veteranëve e cila u mbajt para ndërtesës së Kuvendit, sipas tij ligji për veteranë ka qenë një produkt i kompromiseve partiake dhe ka ardhur deri tek kjo protestë që është mbushur lista me veteranë dhe jo veteranë

Imer Mushkolaj, analist

Imer Mushkolaj, është shprehur se Qeveria Kurti që nga fillimi nuk është shquar për dialog social me kategori të caktuar, dhe sipas tij në këtë rast as me veteranët dhe as me sindikatat.

“Kurti e ka pasur një qasje të çuditshme, nuk po them qe i ka injoruar apriori por nuk ka gjetur ose nuk ka dashur të gjejë rrugë  ti diskutojë çështjet me sindikaten e arsimit ose me sindikata tjera” ka thënë Mushkolaj.

Analisti u shpreh se miratimi i ligjit të pagave, ka pasur të vije në Kuvend deri në fund të muajit mars sipas Qeverisë, por me siguri nuk do të vije deri në muajin shtator.

Sa i përket protestës së veteranëvë, analisti e ka theksuar se ka qenë e paralajmëruar që nga java e kaluar, që kur u miratua ligji për pagën minimale.

“Ne kemi folur se nuk është ky problem që lindi tash, po si është miratuar ligji i cili për mua është i padrejtë dhe herdokur do vinte në këtë pikë per mua”.

Tutje Mushkolaj ka thënë se “Për shkak se ligji ka qenë një produkt i kompromiseve partiake, dhe ka ndodhur ajo që është mbushur lista me veteranë dhe jo veteranë”

Mushkolaj kishte takuar një veteranë nga qyteti i Prizrenit, i cili i ka treguar se njerëzit që po shihte në protestë nuk janë në listën e veteranëve.

Sipas Mushkolajt, është çështje e komplikuar sepse është e lehtë të thuhet se përse kryeministri, Albin Kurti nuk po i pastron listat.

“Nuk është e lehtë të pastrohen listat, në anën tjetër kush i pastron liostat dhe kush vendos se kush janë ata veteranë që janë pjesë e listave, është situatë e vështirë të cilën qeveria Kurti duhet ta shoh se si do ta zgjidh”, u shpreh Mushkolaj.

Tutje Mushkolaj u shpreh se veteranët duhet të trajtohen me dinjitet, por veteranët e vërtetë.

“Unë jam për qe veteranët të trajtohen me dinjitet, kur po them veteranët po them veteranët. Nuk po them për veteranët që ka shumë në lista”.

Dhe sipas tij, veteranët trajtohen duke i ofruar përfitimet të cilat ata i meritojnë, i cili tha se me këtë logjikë ku secili krahasohet me secilin, se a ka qenë a po jo në luftë e secili ka ardhur në këtë situatë për përfitime financiare, është problematike që të zgjidhet si çështje e shpejtë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika