Sopranos kosovare i ndodh e papritura

Mbrëmë në Teatrin e Bordos, sopranoja kosovare është paraqitur në rolin e Sophie-s të Operës, Der Rosenkavalier të kompozitorit Strauss

Sopranoja Elbenita Kajtazi

Elbenita Kajtazi, është një ndër sopranot që gjithmonë i mban të informuar ndjekësit e saj përmes postimeve të ndryshme në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka ndarë bashkë me ndjekësit një “moment të çmendur”.

“Mora një telefonatë që duhet me u nis direkt në Bordo për shkak që këngëtarja që do ta këndonte Sophie-n është e sëmurë dhe nuk mund të këndojë”, ka thënë Kajtazi në videomesazhin në Facebook.

Elbenita Kajtazi

Kajtazi ka kënduar mbrëmë në Teatrin e Bordos në Francë në rolin e Sophie-s të Operës Der Rosenkavalier të kompozitorit Strauss dhe se këtë këndim nuk e kishte planifikuar, por se ishte thirur për ta zëvendësuar këngtaren e cila ishte e sëmurë.

Ajo ka thënë që bota e artistëve është e çuditshme dhe se roli me të cilin është paraqitur nuk ka qenë fare i lehtë.

“Ende jam nën emocionet e mrekullueshme që kam përjetuar mbrëmë, ishte një mbrëmje që do e kujtoj gjithë jetën time si një ndër eksperiencat më të çmendura që kam pasur deri sot”.

”Direkt nga aeroporti në teatër, 20 minuta kohë me vesh fustanin dhe pa asnjë provë drejt në skenë me një rol sfidues si Sophie nga Der Rosenkavalier, çmenduri pra”, ka shkruar sopranoja Kajtazi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika