Pas caktimit të datës së zgjedhjeve, Krasniqi: Kosova do të kthehet në rrugën e duhur

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar ndaj vendimit të presidentes Vjosa Osmani për të caktuar 9 shkurtin 2025 si datën e zgjedhjeve parlamentare. Ai e konsideroi këtë shtyrje si të panevojshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje me vendimin e presidentes Vjosa Osmani për të caktuar datën e zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt 2025.

Në një postim në Facebook, Krasniqi theksoi se PDK-ja kishte kërkuar që zgjedhjet të zhvilloheshin më 26 janar 2025 dhe se shtyrja e datës është e panevojshme.

“Edhe pse si PDK kishim kërkuar që data e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të jetë 26 janari i vitit rë ardhshëm, sot presidentja e Kosovës ka dekretuar 9 shkurtin 2025 si datë kur qytetarët duhet t’u drejtohen kutive të votimit.

Për ne kjo shtyrje është e panevojshme, por tashmë kjo ka pak rëndësi. Mbi të gjitha, e rëndësishme është se tani kemi një datë, e cila do të shënojë ikjen e një qeverie të papëregjegjshme dhe ardhjen e një tjetre, kredibile e të aftë, në krye me Bedri Hamzën.

Siç na e dëshmon edhe historia, me PDK-në dhe Bedriun në timon, Kosova do të rikthehet në rrugën e munguar të zhvillimit, integrimit, partneritetit e miqësisë së mirëfilltë. Është koha që të bëhemi bashkë edhe një herë për Kosovën që e ëndërrojmë të gjithë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika