Beqa: Kurteshi ka harruar se rastin e Deharit e kanë përdorur për të ardhur në pushtet

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Hajdar Beqa, u shpreh se konferenca e mbajtur javën e kaluar nga deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje [LVV], Sami Kurteshi, lidhur për rastin e Astrit Deharit është një konferencë e nivelit të ulët të prezantimit dhe fyerje e figurave historike të vendit.

Beqa, në “Five” të Dukagjinit, u shpreh se deputeti Sami Kurteshi ka harruar se rastin e Deharit e kanë përdorur për të ardhur në pushtet.

“Kur kam d֝ëgjuar konferencën e Sami Kurteshit gjatë javës së kaluar kam parë një nivele të ulët të prezantimit dhe fyerjes së figurave historike të vendit tonë. Figurave tona që padrejtësisht edhe sot po vazhdojnë të paguajnë çmimin e lirisë. Zoti Kurti harron që janë në fund të mandatit dytë qeverisës Kurti, harron që janë duke udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë, harron se te rasti Dehari janë zotuar dhe kanë keqpërdor jetën e të ndjerit, të dy djemtë e  Avniut, I kanë keqpërdorur për të ardhur në pushtet. Janë zotu që hapat e pare që do t’i marrin do të bëjnë zbardhjen e rastit Dehari. Jo vetëm, përkundrazi nuk kanë marrë asnjë iniciativë, por e kanë penguar rastin e tij”, deklaroi Beqa.

Beqa po ashtu kritikoi Qeverinë Kurti për moszbardhjen e rastit të Astrit Deharit, teksa ka shtuar se “ende vazhdojnë të përdorin rastin e tyre për të kapur ndonjë votë.

Beqa u shpreh edhe mospërzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit

“Po e nisi kur e kemi propozuar komision hetimor për ndodhinë e IML-së, sidomos dy zjarret kur u ruajtën monstrat e Astrit Deharit, humbjen dhe rikthimi I tyre. Krejt këto janë për Prokurorinë e Shtetit. Dhe ne kemi menduar që ne të bëjmë një kontribut për zbardhjen e rastit. Këta e kanë penguar, por ende vazhdojnë të përdorin familjen Dehari për ta kapur ndonjë votë.

Ne kemi parë një minister që promovon drejtësi, kemi parë që kryeministri Kurti promovon drejtësi, por asnjë veprim nuk e bënë për ta forcuar ligjin dhe rendin në Kosovë. Këta njerëz interferojnë drejtësinë. E kemi pare Kurtin që zotohet që personi në fjalë nuk do të bëhet kryeprokuror. Krejt mandate I kësaj qeverie ka shkuar duke penguar në zgjedhjen e kryeprokurorit. Kur ti s’ki kryeprokuror të zgjedhur, si do me luftu korrupsion”, tha Beqa.

 

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika