Ademi: Vrasja e Abedin Bytyqit është trajtuar në kohë rekorde nga policia e Kosovës

Profesori i Kriminalistikës, Mensut Ademi tha se vrasja e Abedin Bytyqit, i cili ishte djegur me benzin i gjallë dhe gruaja e tij porositi vdekjen e tij është një vrasje e trajtuar në kohë rekorde nga Policia e Kosovës.

Ademi në “Mendje Kriminale” të Televizionit Dukagjini tha se Polciia e Kosovës është treguar tejet profesional me zbulimin e versioneve dhe provave, dhe me një shpejtësi është gjetur kufoma, pastaj identifikimi i saj. E pastaj edhe kryersi i veprës penale janë zbuluar shumë shpejt.

“Një mesazh i mire për krejt qytetarët e Kosovës. Sa professional I kemi Policinë e Kosovës, me gjithë versionet dhe provat që I kanë pasur ka ardhur në një shpejtësi reale gjetja e kufomës. Në këto raste problemi më I madh është gjetja e kufomës. Gjetja e saj dhe  pastaj kufoma ka qenë e karbonizuar dhe e djegur. Pastaj, është identifikuar edhe viktima, se kush është viktima, me emër e mbiemër. Në ndërkohë është gjetur edhe kryersi I veprës penale”, vijoi Ademi.

Ademi tha se për kryesit e veprës penale të tillë duhet të shikohen se cilat janë etiomiologjia dhe feminiologjia e kryerjes së kësaj vepre.

“Në Republikën e Kosovës do duhet të dijmë se cilat janë etimiologjia dhe feminiologjia, d.m.th shkaku dhe forma që e ka shtyer dhe pse ka ndodhur në këtë formë. Ketu duhet të bijmë tek faktorët e jashtëm , brendshëm ose factor objektiv dhe subjektiv.

Çka janë faktorët e brendshëm? Të gjithë kryerësit e veprës penale duhet të analizohen se cila është gjendja e tyre psikike dhe shpirtërore. A kanë ndonjë sëmundje. Tek gjendjet e tyre psikike kemi a janë shkizofen, neurotic apo psikopat.. Nëse I shohim aq thjeshtë dhe sipas provave gjatë hetimeve, provave prokurori, gjykimeve e rigjykimeve. Ka ardhur në përfundim se kanë një doze të psikopatës.”, vijoi Ademi.

Ademi tha se personat e tillë që kanë “gjakftohtësi dhe janë të qetë” kanë doza të psikopatit.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika