Solisti shqiptar, Ramë Lahaj do të mbajë festival në Prishtinë

Solisti shqiptar me sukses botëror, Ramë Lahaj nëpërmjet një njoftimi në Facebook ka shkruar se do të mbajë festival në Prishtinë gjatë periudhës 21-31 korrik

Njoftimi i solistit shqiptar, Ramë Lahaj në Facebook për festicvalin që do t'a mbajë gjatë 21-31 korrikut

Ramë Lahaj, solisti shqiptar me famë ndërkombëtare, ka njoftuar se festivali “RLIOF” do të mbahet në Prishtinë nga 21-31 korrik.

Në një postim në Facebook, Lahaj ka njoftuar se kjo periudhë e vitit për t’u mbajtur festivali “RLIOF” është zgjedhur për shkak të mërgatës.

Ramë Lahaj

“Të dashtun miq e adhurues të artit muzikor, me kënaqesi të madhe ju njoftoj që këtë vit festivali RLIOF vjen me edicionin e tij të dytë me shumë befasi, duke filluar nga muzika e bukur shqipe, për të vazhduar me atë që ne konsiderojmë shumë të rëndësishme për edukimin mbi këndimin e brezave të rinj e në karrierë”, ka shkruar Lahaj në postim.

Solisti Ramë Lahaj ka thënë se në këtë festival do të marrin pjesë artistët e dalluar shqiptarë dhe do të shoqërohen nga yjet e skenës botërore.

 

 

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika