Arrestohen dy të dyshuar për 13 vjedhje në Prishtinë

Dy persona që dyshohen për së paku 13 raste të vjedhjeve janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë

Fotografi ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje.

“Nga njësiti i hetimeve të Drejtorisë së Kryeqytetit në Prishtinë, janë arrestuar dy persona të dyshuar për disa vjedhje,” thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të policisë, rastet kanë ndodhë në periudha të ndryshme, kryesisht në qendër të Prishtinës (në kafiteri), ku dyshohet se ankuesve u janë marrë çanta dore.

“Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale për së paku 13 raste të vjedhjeve.”

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika