ShBA-ja për aksionin në veri: Vazhdimësi e veprimeve të pakoordinuara

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë shprehur të shqetësuara për aksionin e sotëm të policisë në veri ku u mbyllën pesë komuna paralele pasi thuhet se ky veprim “nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë”.

Ky aksion nga ambasada amerikane në Kosovë po konsiderohet si “vazhdimësi e aksioneve të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, e që vazhdojnë të kenë ndikim direkt dhe negativ në komunitetin serb dhe komunitetet tjera minoritare në Kosovë”.

Sipas ambasadës, këto veprime “pasqyrojnë rritjen e përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë ndërkombëtarë kanë kërkuar në vazhdimësi nga Qeveria e Kosovës që të ketë prioritet koordinimin me komunitetin ndërkombëtar dhe të mos ndërmarrë veprime të njëanshme për çështjet në agjendën e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Dështimi i Qeverisë së Kosovës për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave reflekton në përkeqësimin real dhe në rritje të partneritetit tonë”, thuhet në njoftim.

Tutje, Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka thënë se “veprimet e pakoordinuara” të Qeverisë së Kosovës “i vënë në rrezik më të madh qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si partnere e besueshme ndërkombëtarisht”.

Tutje thuhet se këto veprime të Qeverisë së Kosovës “do të ndikojnë në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementet vartëse të saj”.

Sot, Qeveria e Kosovës njoftoi se janë mbyllur pesë objekte të strukturave paralele serbe në veri.

Policia me aksion në veri, mbyllen 5 komuna paralele

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika