Bislimi në takim me ambasadoren e Holandës thekson nevojën për largimin e masave ndaj Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka mirëpritur sot në takim njoftues ambasadoren e re të Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Boven.

Në këtë takim temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit në fushën e integrimit evropian, zhvillimi ekonomik dhe marrëdhëniet rajonale.

“Në fokus të bisedës ishin zhvillimet e fundit në fushën e integrimit evropian, zhvillimi ekonomik dhe marrëdhëniet rajonale. Ambasadorja Boven u njoftua rreth qeverisjes së deritanishme, rezultatet në fushën e sundimit të ligjit, indikatorët ekonomikë, përparimin demokratik, si dhe për procesin e dialogut, reformat evropiane, dhe hapat e fundit para dorëzimit formal të Planit të Rritjes te Komisioni Evropian”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë.

Gjatë diskutimit, u theksua rëndësia dhe nevoja për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Gjatë diskutimit, u theksua rëndësia dhe nevoja për largimin e menjëhershëm të masave të BE-së ndaj Kosovës në mënyrë që vendi ynë të arrijë potencialin maksimal të agjendës evropiane, gjë që është në interes edhe të Bashkimit Evropian, përveç se Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet tutje në njoftim.

Bislimi dhe ambasadorja Boven në takimin e tyre folën edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

“Kosova dhe Holanda gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera. Zëvendëskryeministri Bislimi dhe ambasadorja Boven në takimin e tyre të parë folën për mundësitë dhe vullnetin për t’i thelluar edhe më tej ato, veçanërisht në rrafshin ekonomik dhe tregtar, por edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët”.

Bislimi ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Mbretërisë së Holandës për “mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, për partneritet dypalësh dhe për kontributin e ambasadës së Holandës në fuqizimin e shoqërisë civile në vend”.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika