Kurti e pranon gabimin me ekuacionin, u kërkon falje nxënësve

Kryeministri Albin Kurti e ka pranuar gabimin në zgjidhjen e ekuacionit matematikor dhe ka kërkuar falje nga nxënësit e klasës 7/1 të shkollës “Ali Hadri”, duke e korrigjuar zgjidhjen në x=0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka kërkuar falje nxënësve të klasës 7/1 të shkollës fillore “Ali Hadri” në Komunën e Podujevës, për një ekuacion matematikor që e kishte zgjidhur gabim.

Ai në një postim në Facebook, e pranoi se në momentin kur e kishte parë ekuacionin, ishte menduar se zgjidhja ishte x=5, ndërsa tani është shprehur i bindur që zgjidhja e saktë është x=0.

Kurti ka theksuar se nëse do të kishte menduar më shumë për ekuacionin, nuk do ta kishte marrë mundimin të shkruante në dërrasën e klasës.

Në mesazhin e tij, Kurti shprehu falënderime për mikpritjen e nxënësve në ndërtesën e re të shkollës dhe theksoi se gëzimi i tij për përparimin e shkollës e bëri të ndiejë mall për bankat shkollore.

“Ju falemnderit për mikpritjen e përzemërt në ndërtesën e re të shkollës suaj. Gëzimi juaj sot më mbushi me mall për bankat shkollore. Por, më duhet të them që tash jam i gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrja notë kaluese. Ekuacioni i thjeshtë matematikor m’u duk që në sekondën e parë që e ka zgjidhjen x=5; pra pesë, porsi pesëshet që ua dëshiroj juve. Po të mendoja pak, do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0, por në atë rast, nuk besoj që do të merrja mundin të merrja shkumësin e të shkruaja në dërrasën e klasës suaj. Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0”, ka shrkuar Kurti në Facebook.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika