Kurti për Policinë e Kosovës: Rezultatet e larta dëshmojnë se është më e disiplinuara dhe profesionalja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka uruar Policinë e Kosovës në 25-vjetorin e themelimit.

Në një postim në Facebook, Kurti ka publikuar pamje nga puna e përditshme e policisë, duke thënë se “ky demonstrim i njësive të specializuara të policisë sonë, nga mbrojtja e afërt e deri te Njësiti K9, e para tij puna e përditshme dhe rezultatet e larta, dëshmojnë se ajo është më e afta, më e disiplinuara dhe më profesionalja jo vetëm në rajon”.

Kurti ka thënë se Policia e Kosovës është e gatshme ta mbrojë edhe me jetë territorin e Kosovës, e se sulmet në veri të vendit, gjatë tri viteve të fundit, dëshmojnë profesionalizmin pasionin e policëve.

Në 25-vjetorin e themelimit të Policisë, ai ka uruar të gjithë popullin e Kosovës, ndërsa e ka quajtur Policinë institucionin e parë që me fisnikëri e besueshmëri u shërbeu qytetarëve të vendit.

“Urime të gjithëve 25-vjetori i Policisë së Kosovës. Pas përpjekjeve të mëdha të popullit të Kosovës për liri, policia u bë institucioni  i parë që me fisnikëri e besueshmëri i shërbeu qytetarëve të vendit, e që në mes dhimbjeve të madha dhe humbjeve nga lufta, sytë i kishte nga rimëkëmbja. Veprimet e policisë sonë në sulmet e një pas njëshme në tri vitet e fundit, nga grupet kriminale të dirigjuara nga Serbia, e veçanërisht në sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveqanit, dëshmojnë me profesionalizëm dhe pasion arrihen rezultate për sundim të ligjit. Banjska ka risjell në vëmendjen e secilit prej nesh, se pavarësisht çfarëdo aspirate të shfrenuar të kujtdo çoftë mbi Republikën tonë të dashur, territori ynë do të mbrohet edhe me jetë”, ka thënë kreu i qeverisë në ceremoninë e policisë.

Kurti: Policia e Kosovës, e gatshme të mbrojë territorin edhe me jetë

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika