“Paralajmërimi për ardhjen e disa ushtarëve amerikanë”, Osmani: Populli i Kosovës ju pret me zemër të hapur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mirëpritur paralajmërimin për ardhjen e disa ushtarëve amerikanë në Kosovë.

“Populli i Kosovës ju mirëpret me zemër të hapur! Ne jemi mirënjohës për shërbimin dhe mbështetjen e çdo amerikani që shërben në vendin tonë dhe përkrah nesh”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.

Kjo pasi mbi 100 ushtarë nga Garda kombëtare e Idaho-s pritet të vendosen në Kosovë, pas ushtrimeve që do të kenë paraprakisht në Texas.

Në një postim në X nga Misioni i SHBA-së në NATO thuhet se anëtarët e Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Idahos po vendosen jashtë shtetit në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Tutje thuhet se siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe i Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie strategjike për NATO-n.

“Këta shtetas-ushtarë do të trajnohen në Teksas, përpara se t’i bashkohen Operacionit Joint Guardian për një vit. Siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe i Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie strategjike për Aleancën”, thuhet në postimin e tyre në “X”.

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika