Arrestohen katër serbë në veri për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Katër të rinj serbë janë arrestuar në veri të Mitrovicës për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës

Në mesnatën e së martës, Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në veri të Mitrovicës, të dyshuar për sulm ndaj zyrtarëve policorë.

Katër serbë fillimisht ofenduan dhe më pas sulmuan dy zyrtarët policorë që patrullonin në atë zonë, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime.

Zëvendësdrejtori i Policës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin për Dukagjinin dhe ka bërë të ditur se pas arrestimit, të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor, ku është kryer një test alkooli.

Rezultatet e testit kanë treguar se ata ishin në ndikim të substancave alkoolike.

“Më datë 10.09.2024 katër persona të moshës madhore kanë ofenduar e më pas sulmuar dy zyrtar policor në shëtitore të Mitrovicës Veriore e më pas janë larguar, ku njëri nga policët ka pësuar lëndime. Njësitet policore kanë arritur t’i arrestojnë të dyshuarit në rrugën ’Knjaz Milosh’, të njëjtit janë dërguar në stacion policor e më pas janë dërguar për kontroll mjekësor”, ka thënë Elshani.

Të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa raportohet se janë të moshës 21-23 vjeç.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika