Washington Post për vizitën e Konjufcës në Hagë: Zyrtari i parë i lartë që po i viziton ish-krerët e UÇK-së

Mediumi amerikan Washington Post i ka kushtuar një artikull vizitës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Hagë, ku ka raportuar për kritikën që ai ka bërë lidhur me vonesat dhe shkeljet që janë bërë nga ana e Dhomave të Specializuara ndaj ish-liderëve të UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim

Ilustrim

Një zyrtar i lartë i Kosovës ka kritikuar të premten e 17 qershorit kohëzgjatjen e gjyqit ndërkombëtar për ish-luftëtarët të cilët janë në paraburgim në Hagë, të cilët akuzohen për krime lufte gjatë dhe pas luftës 1998-1999 në Kosovë, thuhet në një shkrim të Washington Post.

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca është nisutr për në Hagë të Holandës për t’u takuar me pesë ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli.

Konjofca ka kritikuar procesin e gjatë duke përmendur të drejtat e të dyshuarve “brenda kornizës kohore më të arsyeshme të mundshme”, raporton “Washington Post”, transmeton PortaliD.

“Nuk po e shohim këtë në Gjykatën Speciale”, ka thënë Konjufca për gazetarët.

Konjufca është lideri i parë më i lartë nga Kosova që viziton të dyshuarit për krime lufte.

Muajin e kaluar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte vizituar Hashim Thaçin në Hagë.

Konjufca të shtunën e 18 qershorit ka takuar ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe ish-komandanitn Pjetër Shala, dhe pritet ta takojë edhe ish-shefin e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Ndërsa nesër ai do pritet ta takoj ish-presidentin Thaçi, ish-kreun e PDK-së, Kadri Veseli dhe ish-udhëheqësit e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Kjo gjykatë është pjesë e sistemit ligjor të Kosovës. Muajin e kaluar Gjykata Speciale ka dënuar me burgim dy drejtuesit e OVL-UÇK-së mbi akuzën për frikësim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika