Policia bastis dy objekte të strukturave paralele në Leposaviq

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion në Leposaviq, duke bastisur Bankën Popullore të Serbisë dhe Drejtorinë e Thesarit të Ministrisë së Financave të Serbisë. Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se bastisja po kryhet me urdhër të gjykatës së Mitrovicës së Veriut. Në vendin e ngjarjes janë krimet ekonomike dhe zyrtarë policorë të Kosovës të rajonit veri.

“Me urdhër të Gjykatës në Mitrovicë të Veriut po kryhet bastisje në lokalet e Bankës Popullore të Serbisë dhe Drejtoria e Thesarit të Ministrisë së Financave të Serbisë në Leposaviq. Po ndërmerren veprime të lidhura me dyshimet për pastrim të parave, vazhdimësi e rastit të shpëlarjes së parave që ka pasur të bëjë me bankat më herët”, tha Elshani.

Ai tha se nuk ka të arrestuar.

“Rasti po hetohet dhe po mbledhim dëshmitarë që janë aty derisa policia po kryen kontrolle”, ka thënë Elshani për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika