Kurti pret në takim pjesëmarrësit e konferencës parlamentare ndërkombëtare “E ardhmja e transportit”

Pjesëmarrësit e konferencës parlamentare ndërkombëtare “E ardhmja e transportit” kanë potencuar gatishmërinë për angazhimin e tyre në Kosovë dhe bashkëpunimin mes shteteve

Kurti pret në takim pjesëmarrësit e konferencës parlamentare ndërkombëtare “E ardhmja e transportit”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim pjesëmarrësit e konferencës së parë parlamentare ndërkombëtare “E ardhmja e transportit”.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se në takim është biseduar për marrëdhëniet e mira ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe vendeve pjesëmarrëse në konferencë njëherësh, edhe  për potencialin e mundësitë e forcimit të bashkëpunimit.

Kurti ka theksuar progresin e këtij viti në indikatorët ekonomikë dhe ata të demokracisë, për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë, dhe për synimet e Republikës së Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Ndër të tjera, ai ka veçuar investimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në hekurudha, politikën energjetike 2022-2030 për Kosovën dhe prioritetet e qeverisë për investime në energji të ripërtëritshme.

Foto nga takimi i Kurtit

Njëherësh, përveç shprehjeve të mirënjohjes për vizitën në Kosovë, pjesëmarrësit kanë potencuar gatishmërinë për angazhimin e tyre me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, rritje të shkëmbimeve tregtare, investimeve dhe zhvillimit të turizmit.

Pjesë e takimit ishin kryetarët e Komisioneve Parlamentare për Mjedis dhe Transport dhe anëtarë të këtyre komisioneve nga Turqia, Estonia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, së bashku me kryetaren e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fitore Pacolli, ekspertë të kësaj fushe, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe studentë nga departamenti i Komunikacionit dhe Transportit nga Universiteti i Prishtinës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika