​Ministri i Jashtëm turk do t’i takojë Osmanin e Gërvallën

Pas një takimi tjetër, pas atij të mbrëmjes të së shtunës, Gërvalla dhe homologu i saj turk do të mbajnë konferencë për media. Njëherësh, ky i fundit pritet të takohet edhe me presidenten Osmani

Flamuri i Turqisë dhe i Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, përgjatë vizitës së tij në Kosovë, do ta takojë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe njëherësh, zëvendëskryeministren dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallën.

Përmes një postimi në Facebook nga Ministria e Punëve të Jashtme, është bërë e ditur se pas pritjes nga Gërvalla, ministrat kanë darkuar bashkë, ku kanë biseduar për bashkëpunimin në mes të të dyja shteteve dhe projekteve të përbashkëta.

Të dielën e 19 qershorit, Gërvalla dhe Çavusoglu do të kenë takim zyrtar së bashku, ku pas takimit, siç është bërë e ditur, të dy ministrat do të mbajnë një konferencë për media.

Nga ana tjetër, në orën 11:00, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Cavusoglu.

Gërvalla mirëpret homologun e saj

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq pas takimit do të ketë komunikatë për media.

Ministri i jashtëm turk me të arritur në Kosovë ka shkruar se, ndalesa e fundit e vizitës së tij në Ballkan është “në Kosovën miqësore dhe vëllazërore”.

“Jemi në Kosovën miqësore dhe vëllazërore, ndalesa e fundit e vizitës sonë në Ballkan”, kishte shkruar në Twitter, Çavusoglu.

Në darkën zyrtare të së shtunës, pjesëmarrës ishin edhe ministri i Infrastukturës, Liburn Aliu, ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, si dhe ambasadorët e të dyja shteteve përkatëse.

Gërvalla mirëpret homologun turk, Çavuşoğlu

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika