Hoxha: Veriu do të jetë letra kryesore e Vetëvendosjes në fushatën zgjedhore

Analisti, Ylli Hoxha ka deklaruar se çështja e veriut do të jetë kryetema e fushatës zgjedhore nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt të 2025.

Hoxha tha në “Debat Plus” se beteja politike për veriun e vendit nga partitë politike opozitare është e humbur.

“ Nuk është befasi fare se veriu do të jetë letra kryesore e Vetëvendosjes në këtë fushatë zgjedhore. Edhe për arsyen se ata vlerësojnë se është e arritura kryesore por edhe për arsyejen se pjesa tjetër politike nuk është në pozicionet e favorshme politike. Për shkak të mungesës së analizave strategjike se çka mund të përfitojnë nga situatat në betejat në veri. Çështja e veriut dhe dialogut të jetë ide e konsensusit. Jo vetëm pse është e mire për Kosovës, por pse është e dobishme edhe për opozitën. Sepse beteja politike e opozitës mbi veriun është e humbur”, deklaroi Hoxha.

 

 

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika