Kurti: Reforma në Administratën Publike në shërbim të zhvillimit ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se reforma e Administratës Publike është në shfrytëzimin e potencialit të plotë dhe të përkushtimit të talenteve të tyre në shërbim të progresit shoqëror dhe të zhvillimit ekonomik të vendit qëndron qëllimi sipëror i kësaj qeverisjeje.

Kurti përmes një video-mesazhi ka përgëzuar Ministrinë e Punëve të Brendshme, për vazhdimësinë e kësaj nisme vjetore, e cila sipas tij është shtytëse e reforma gjithëpërfshirëse dhe ambicioze për reformimin e Administratës Publike.

Kurti tha se përparimet e arritura nuk do të ishin të mundshme pa mbështetjen e miqve ndërkombëtarë në hapjen e Konferencës “KosovaPAR2024”.

“Qëllimi i kësaj qeverisjeje nuk është dhe nuk do të jetë kundër zyrtarëve dhe shërbyesve civilë apo kundër këshillave të miqve të BE-së, sepse, ndaj të parëve kemi detyra morale në mbarëvajtjen e punës së tyre dhe për cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve ndërsa ndaj BE-së kemi detyra politike për ecjen e procesit të pandalshëm të integrimit rajonal dhe në BE”, ka deklaruar Kurti.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika