Britania dërgon trupa shtesë në Kosovë për stërvitje me KFOR-in

KFOR-i ka njoftuar se trupa rezervë po vazhdojnë të vendosen përkohësisht në Kosovë, si pjesë të regjimentit mbretëror të Yorkshire të Britanisë së Madhe

Foto ilustrim

Britania e Madhe ka dërguar trupa shtesë dhe automjete ushtarake në Kosovë për stërvitje rutinore në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Regjimenti Mbretëror i Jorkshërit mbërriti në Durrës, Shqipëri dhe do të zhvendoset në Kosovë përmes rrugës tokësore.

KFOR-i ka njoftuar se stërvitjet do të zgjasin deri në fund të tetorit dhe do të testojnë procedurat për dislokimin e shpejtë të trupave.

Nuk është treguar se sa pjesëtarë të personelit apo automjete janë dërguar, por nga ana e tyre thuhet se do të bashkëpunojnë me njësi të tjera të KFOR-it në një stërvitje rutinë të provave operative.

“Qëllimi i këtij ushtrimi është t’i testojë procedurat ekzistuese për dislokimin e shpejtë të trupave shtesë dhe integrimin e tyre me misionin e KFOR-it. Stërvitja mbështet gatishmërinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur zhvillimeve përkatëse të sigurisë, në mënyrë që të sigurojë zbatimin e vazhdueshëm dhe efektiv të mandatit tonë të OKB-së – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit”, thuhet në komunikatën e KFOR-it të mërkurën.

Sipas njoftimit, ky kontingjent britanik do të kthehet në Britani sapo të përfundojnë ushtrimet.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika