Konjufca: Britania e Madhe, aleat i pazëvendësueshëm për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë një takimi me ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, theksoi rëndësinë e Britanisë së Madhe si një aleat të pazëvendësueshëm për sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe demokratizimin e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Britaninë e Madhe gjatë një takimi me ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas një njoftimi nga Kuvendi, gjatë takimit, Konjufca theksoi se Kosova mbështetet në një partner të pazëvendësueshëm si Britania e Madhe.

“Kryetari Konjufca e njoftoi ambasadorin për çështje të aktualitetit, duke theksuar se Republika e Kosovës është e interesuar që ta ketë vazhdimisht përkrah një aleat të pazëvendësueshëm si Britania e Madhe, në synimin e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit, zhvillimit ekonomik dhe demokratizimit të vazhdueshëm, si dhe integrimeve nëpër strukturat dhe organizatat ndërkombëtare.

Mbështetja e Britanisë së Madhe për Kosovën është e hershme dhe tepër e rëndësishme, prandaj dhe kryetari Konjufca shprehu mirënjohjen ndaj këtij kontributi të Britanisë së Madhe, duke kërkuar që të vijohet sa më intensivisht tradita e bashkëpunimit të ngushtë”, thuhet në njoftim.

Nga ana e tij, ambasadori Hargreaves e rikonfirmoi angazhimin e Britanisë për të mbështetur Kosovën në sfidat që e presin. Ai theksoi se mbështetja britanike do të vazhdojë dhe se është i gatshëm të bashkëpunojë me institucionet e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Ambasadori Jonathan Hargreaves e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen, e njëkohësisht theksoi se mbështetja e Britanisë së Madhe në drejtim të Kosovës do të vazhdojë, si dhe shprehu gatishmërinë dhe angazhimin e tij të bashkëpunimit me institucionet e Republikës së Kosovës, për të avancuar në çdo drejtim raportet midis vendeve tona”, thuhet më tej në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika