Ridvan Muharremi po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Ridvan Muharremi po intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Rasti ndërlidhet me keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

Avokati Mahmut Halimi e ka konfirmuar për Nacionalen se Muharremi do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

“Po, për rastin e rezervës. Në cilësinë e të dyshuarit është, tash te këqyrim çka po thotë Prokurori”, tha Halimi.

Me 18 gusht 2023 ishte arrestuar Ridvan Muharremi nën dyshimin për keqpërdorime të rezervave shtetërore të Kosovës.

Lidhur me rastin kishte folur avokati i tij i cili kishte thënë se Muharremi është i pafajshëm.

Mahmut Halimi, avokati i biznesmenit Muharremi pas lirimit të tij për t’u mbrojtur në liri, në emisioni FIVE në Dukagjin kishte thënë se shpreson që prokuroria ta mbyllë sa më parë këtë rast.

“Unë pres që sa më parë prokuroria ta mbyllë këtë rast”, ka thënë Halimi.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika