Hovenier: Pastrimi i Parkut Kombëtar të Zatras nga minat na sjell një hap më afër qëllimit

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, deklaroi se që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur aktivitetet e deminimit në Kosovë.

Ai theksoi se deri tani janë pastruar mbi 23 milionë metra katrorë tokë.

Hovenier përmendi se pastrimi i suksesshëm i Parkut Kombëtar të Zatras na afron më shumë me qëllimin për një ambient më të sigurt.

“Që nga viti 1999, Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur aktivitetet e deminimit në Kosovë, të cilat kanë pastruar mbi 23 milionë metra katrorë tokë dhe kanë demonstruar një përkushtim afatgjatë për një mbrojtje pa mina. Pastrimi i suksesshëm i Parkut Kombëtar Zatra na sjell një hap më afër qëllimit,” shkruan Hovenier në rrjetin social “X”.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika