Bogdanoviq për vrasjen e Oliver Ivanoviqit: U vra nga Lainoviqi, urdhërin e kishte dhënë Veselinoviqi

Boban Bogdanoviq, i cili ka lidhje me disa figura kriminale në Serbi, ka thënë se vrasësi i politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, është Lubomir Lainoviq, kurse urdhëruesi i vrasjes është biznesmeni nga Kosova, Zvonko Veselinoviq.

Bogdanoviq, në një intervistë për mediat serbe ka thënë se miku i tij i vrarë, Aleksandër Gligoijeviq, i cili ishte pjesëtar i klanit kriminal të Veljko Belivuk, ka thënë se ia kishte lënë amanet që të zbulohet vrasësi i politikanit kosovar.

Siç shkruan mediumi serb “N1”, Bogdanoviq ka thënë se personi që e kishte organizuar ardhjen dhe logjistikën është Milan Radoiçiq.

“Më shtatë mars të vitit 2020, ishte ndeshja e parë e raundit pranveror të Tekstilcit, në të cilën isha i ftuar si mysafir nderi. Pas lojës u ulëm me Aleksandrin (Gligorijeviq), folëm për diçka për të cilën nuk e kisha ëndërruar se do të flisnim. Aleksandri më tha kush janë organizatorët, kush është porositësi dhe kush është vrasësi i Oliver Ivanoviqit”, është shprehur ai.

Ndryshe, Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, me gjashtë të shtëna në shpinë, përpara zyrës së partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.

Ai ishte udhëheqës i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia – Oliver Ivanoviq”.

Deri më tani janë ngritur tri aktakuza nga Prokuroria Speciale e Kosovës, për vrasjen e Ivanoviqit.

Aktakuza e parë është ngritur më dy dhjetor të vitit 2019, kurse më 30 dhjetor ishte paraqitur aktakuza e dytë nga prokurori i atëhershëm, Sylë Hoxha.

Në këtë gjykim, të akuzuarit Nedelko Spasojeviq, Marko Roshiq, Rade Basara, Silvana Arsoviq, Dragisha Markoviq dhe Zharko Jovanoviq ishin deklaruar të pafajshëm për akuzat e ngritura kundër tyre.

 

Ndërsa tre të akuzuarit e mbetur, Zvonko Veselinoviq, Millan Radoiçiq dhe Zhelko Bojiq, janë në arrati.

Në anën tjetër, aktakuza e tretë ishte ngritur në nëntor të vitit 2020.

Kjo, pasi Gjykata e Apelit në Prishtinë e kishte hedhur poshtë aktakuzën e dytë të Prokurorisë Speciale, pas kërkesës së palës mbrojtëse, të cilët apeluan vendimin.

Veselinoviq, bashkë me Radoiçiqin janë futur edhe në listën e zezë të SHBA-së për shkak të veprimtarisë së tyre.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika