Sopjani për shujtat e FSK-së: Nuk mungon ushqimi, por cilësia e tij që po iu servohet ushtarëve

Avokati, Shkelzen Sopjani ka thënë se nuk qëndron problemi tek furnizimi i ushqimit tek Forca e Sigurisë së Kosovës [FSK] por tek cilësia e ushqimit që po iu shërbehet atyre.

Sopjani në “Five” të Dukagjinit u shpreh se ushtarëve të Kosovës po iu mungon cilësia e ushqimit të nevojshëm për rutinën e tyre ushtarake.

“Nuk ka telashe me mungesë ushqimi, por me cilësi të ushqimi që po I servohen ushtarëve.  Kemi pare që është servuar sallama dhe buka, por jo ushqim i duhur për ushtarët. Mënyra e adresimit është e gabuar”, tha Sopjani.

Sopjani kritikoi Qeverinë Kurti se po merret me individë edhe kompani të caktuara sesa me zgjedhjen e problemit të ushqimit.

“Nuk është edhe aq sa po proklamohet. Por problemi është se fillimisht pushteti po merret me kompani dhe me individ, e jo me thelbin e këtij problemi. Kjo çështje po I qetë në hije sukseset e Qeverisë në FSK, si rritja e buxhetit por edhe numri të personelit, si të arritura. Problemet si kjo I qesin në hije të keq FSK-së. Problemi do duhej të adresohej në ministri, në zyren e Ministrit dhe Sekretarit të Ministrisë. Ka pas një problem tek tenderimi i kontratës, por edhe menaxhim I gabuar për tenderimin e kontratës. Nuk ka pasur veprim të duhur në kohën  e duhur, me qëllim për vazhdimin ose përzgjedhjen e operatorit të ri. Ka afat kohor të caktuar. Problemi a qëndron tek individët e  caktuar brenda ministries për zgjedhjen e një operatori. Duhet hetim për këtë çështje. Njerëzit e pushtetit nuk do duhej të adresoheshin këto probleme me fajësimin e qeverive paraprake, se kush ka fituar apo çka ka bërë. Po duhet të adresohet problemi se si çështja e ushqimit I qetë në rend dytë gjërat e tjera”, tha Sopjani.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika