SHBA: Kosova të avancojë në dialog për anëtarësim në Partneritetin për Paqe

Shtetet e Bashkuara theksuan të mërkurën se anëtarësimi i Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s varet nga përparimi në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian me Serbinë

Julianne Smith

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith, ka theksuar të mërkurën pasdite se avancimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, është thelbësor që Kosova të bëhet pjesë e programit të NATO-s.

“Jemi të kënaqur të shohim interes të madh nga Kosova për t’iu bashkuar Partneritetit për Paqe. Miqtë tanë në Kosovë duhet ta kuptojnë se ne i dëgjojmë thirrjet tona të zëshme dhe të qarta. Dëshirojmë që ata të vazhdojnë të investojnë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka deklaruar ambasadorja Smith.

Duke folur para gazetarëve në prag të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të NATO-s, Smith ka thënë se një angazhim të tillë fuqishëm e mbështesin aleatët edhe në NATO edhe në BE.

“Por, në këtë moment fokusi ynë është në rritjen e stabilitetit në rajon dhe duke e bërë këtë të kërkojmë progres edhe në iniciativën e udhëhequr nga BE“, ka thënë ambasadorja Smith.

Kosova ka shprehur synimin për t’u angazhuar në anëtarësimin në NATO, duke filluar me Partneritetin për Paqe. Për këtë, Qeveria e Kosovës ka formuar një grup punues për të përgatitur aplikimin për anëtarësim.

Megjithatë, Smith ka potencuar se progresi në dialogun me Serbinë përfaqëson një “kusht” të rëndësishëm për Kosovën.

Partneriteti për Paqe, i krijuar në vitin 1994, është një program bashkëpunimi dypalësh midis shteteve partnere dhe NATO-s.

Rrugëtimi i Kosovës drejt realizimit të këtij synimi është vlerësuar si tejet i vështirë, duke pasur parasysh praninë e katër shteteve mosnjohëse nga 32 vende anëtare brenda NATO-s: Spanjës, Greqisë, Rumanisë dhe Sllovakisë.

Nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, vetëm Serbia dhe Bosnje e Hercegovina janë në Partneritet për paqe, ndërsa vendet tjera tashmë janë bërë anëtare të NATO-s.

Aktualisht, NATO-ja është e pranishme në Kosovë përmes misionit të saj, KFOR.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika