Konkursi i KPK-së, Hovenier bën thirrje për proces përzgjedhjeje të drejtë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier

Këshilli Prokurorial i Kosovës gjatë ditës së hënë të 21 tetorit ka hapur konkur për emërimin e Kryeprokurorëve të Prokurorive Themelore të Kosovës

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë thirrje për një proces përzgjedhjeje të drejtë të hapur e gjithëpërfshirës.

Hovenier tha se besimi i publikut tek sistemi i prokurorisë dhe tek kandidatët e përzgjedhur varet shumë nga ky proces i përzgjedhjes.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës ka hapur të hënën konkurset për pesë pozita të Kryeprokurorit. SHBA i bën jehonë thirrjes së BE-së për një proces përzgjedhjeje të drejtë, të hapur dhe gjithëpërfshirëse që vlerëson meritat dhe përfaqësimin gjinor. Besimi i publikut tek sistemi i prokurorisë dhe tek kandidatët e përzgjedhur varet shumë nga besueshmëria e proceseve të administruara nga KPK” ka shkruar Hovenier në “X”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika