“Me zor e qes Lumbardhin me punu në ara”, babai i Lumbardh Salihut: Është tip i showbizit e i politikës

Sali Salihu, babai i Lumbardh Salihut, fituesit të “Big Brother Vip Kosova”, në emisionin “Rreth e Rrotull”, është shprehur se Lumbardhit i pëlqen showbizi e politika, por ndonëse në linjë direkte u paraqit nga fusha, ai tha se Lumbardhi nuk e ka me qejf punën e fushës

Sali Salihu, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, babai i Lumbardhi Salihut (Fituesi i Big Brother Vip Kosova) i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”, TV Dukagjini

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sali Salihu, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, babai i Lumbardhit i ftuar në emisionin “Rreth e Rrotull”, në një linjë direkte, është shprehur se secili që hyn në cilëndo parti politike mund të jap kontribut për vendin.

“Jo vetëm në LDK apo PDK apo në AAK, në të gjitha partitë secili njeri që hyn mund të jap kontribut të jashtzakonshëm për vendin, vetëm me pas parasysh që shteti duhet me u ndërtu, sepse pavarësia është arrit me u shpall me sakrifica shumë të mëdhaja, nuk duhet me harru në asnjë çast”, u shpreh Salihu.

Në këtë linjë direkte Salihu u paraqit nga fusha e për të cilën tha se Lumbardhit nuk i pëlqen edhe aq.

“Pasha zotin me zor po e qes në ara, nuk ka qejf fort me dal në ara me punu me traktor, se i ka puntë tjera, Lumbardhi nuk është shumë për ara, më ndihmon nganjëherë por nuk i ka qejf arat, është tip i showbizit e i politikës, natyrë tjetër”, u shpreh Salihu në “Rreth e Rrotull”.

LEXO EDHE: Babai i Lumbardhit tregon pse djali i tij është anëtarësuar në LDK

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika